fbpx

Flor Binaj gjen zgjidhje, ja shtëpizat ku mund të strehohen banorët

flor.png

Aktori i njohur, Florian Binaj teksa ka rreth tërmetit të 26 Nëntorit në ‘Ftesë në 5″,  ka dhënë dhe një zgjidhje të shpejtë për banorët që janë prekur nga tërmeti. Ai ka deklaruar se janë disa shtëpiza të vogla, tek të cilat mund të qëndrojnë fare mirë familjet, dhe ato kushtojnë 1600 euro një. Sipas tij, shtëpizat janë një zgjidhje shumë e mirë, deri në momentin që qeveria do japë një zgjidhje përfundimtare.

Atë mëngjes në shtëpinë e tij kishin ikur dritat dhe kjo kishte rritur panikun, sidomos tek djali i vogël. Flori së bashku me të shoqen, kishin bërë dritë me telefona për të qetësuar fëmijët.

“Në momentin që filloi lëkundja e fortë, ikën dritat në shtëpi dhe djali ishte zgjuar direkt dhe na kërkonte në errësirë, më pas duke kërkuar telefonin për dritë, e morëm, u veshëm shpejt e shpejt dhe kur po zbrisnim shkallët e pallatit ndaloi tronditja”, ka treguar ai.

Aktori ka theksuar se fëmijët janë më të rënduarit psikologjikisht në këto momente dhe nuk duhen lejuar të shohin lajme në TV, por kukulla dhe programe për fëmijë. Flori me miqtë e tij, po ndërtojnë për të prekurit nga tërmeti disa shtëpi druri, të cilat do t’iu shërbejnë për aq kohë sa duhet që shtëpitë e tyre të mëparshme të rregullohen.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303