“Flora bëri gabim”, Veseli: Duhet të nxjerrim mësime nga ky rast

kadri-veseli_2469.png

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili njëherësh është edhe lider i Partisë Demokratike të Kosovës ka komentuar veprimin e deputetes Flora Brovina, të cilin e cilësoi si një gabim pa dashje nga i cili duhet të nxirren mësime.

Ai mbajti një konferencë  për mediat ditën e sotme, ku lëshoi edhe një mesazh për ligjvënësit se plagët e së shkuarës duhet të trajtohen më me maturi, sepse janë të ndjeshme dhe njëherësh komplekse.

“Jam këtu për të pyetur se a duhet të jetë me i fortë dyshimi e frika, apo drejtësia për popullin tonë. Flora Brovina ka bërë gabim të madh, por besoj se e ka bërë  pa dashje. E them këtë sepse e njoh Florën dhe humanizmin e saj. Ne duhet të nxjerrim mësim nga ky gabim. Ky gabim na dëshmon se trajtimi i së kaluarës nuk duhet të bëhet ngutshëm”-tha ai.

Ai ka thënë se asgjë nuk mund ta ndalojë iniciativën e tij për dënimin e krimeve serbe.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303