fbpx

Flori Mumajesi me ‘zemër të thyer’: Janë munduar të më lumturojnë për ditëlindje e më pas të më shkelin çdo ditë të jetës

flori-mu.jpg

Kantautori Flori Mumajesi ka bërë dje 38-vjeç. Me anë të një postimi në Instagram, Flori shkruan :

“Ju do Flori! Faleminderit të gjithë atyre që me zemër nga zemra më kujtuan dhe uruan”.

Por, kantautori nuk është ndalur me kaq duke bërë dhe një postim në InstaStory ku shfaqet me zemër të thyer në rreshtat që shkruan mbi një foto që duket me kokën ulur.

“Nuk kam pasur kurrë pritshmëri të mëdha për urime apo surpriza për ditëlindjen time!  Kurrë… Por ja që vit pas viti janë munduar të më lumturojnë për ditëlindje e më pas të më shkelin çdo ditë të jetës, janë munduar të më surprizojnë për ditëlindje duke më faturuar kosto të mëdha për atë ditë në kurrizin tim çdo ditë të jetës! REFLEKTIM”- shprehet Flori i zhgënjyer.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303