Floriana Garo më e lumtur se kurrë, i realizohet ëndrra më e madhe në jetë

Ish-moderatorja e ‘Jo vetëm modë’, Floriana Garo së shpejti do të bëhet nënë për herë të dytë. Ajo një vit më parë solli në jetë një vajzë, ndërsa tashmë është duke shijuar shtatzëninë e saj të dytë. Floriana është treguar gjithnjë e rezervuar, dhe publikimet e saj në rrjetet sociale nuk kanë qenë të shpeshta. Ndërkohë, së fundmi ajo ka zbuluar gjininë e bebes që do vijë në jetë.

Ish-moderatorja është 6 muajshe shtatzënë, ndërsa në një foto të publikuar me Instagram ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur, ajo ka bërë të ditur për fansat se është në pritje të një djali.

‘Në pritje të një djali. 6 muajshe shtatzënë’, ka shkruar ajo në diçiturë.