Floriana Garo në pritje të fëmijës së dytë

Ish-moderatorja e famshme shqiptare Floriana Garo është shtatzënë.

Ajo pritet sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë në muajin nëntor.

Në një postim në Instagram, Garo zbuloi se është 6 muajshe shtatzënë dhe se është në pritje të një djali.

“Në pritje të një djali. 6 muajshe shtatzën,”-shkroi ajo në përshkrim e një foto, ku i duket barku i rrumbullakosur.

Ish-moderatorja solli në jetë vajzën në 12 mars të vitit 2018, të cilën e pagëzoi me emrin Adia.

Prej vitesh ajo është zhvendosur në Zvicër, ku edhe ka krijuar familjen e saj.

 

View this post on Instagram

 

Expecting a baby boy! ❤️ #6monthspregnant

A post shared by FLORIANA GARO (@florianagaro) on