fbpx

Florjan Binaj bën rrëfimin emocionues: “S’duhet të harrojmë nga vijmë, kam punuar fatorino”

flori.gif

Aktori i njohur i humorit Florjan Binaj është bërë pjesë e emisionit “Historia Ime”, nga Fundjavë Ndryshe. Ai është anëtar i bordit të fondacionit, si dhe pjesë e shumë aktiviteteve të bamirësisë.

Në studion e emisionit, Florjan Binaj është emocionuar përballë publikimit të historisë së Etlevës, një vajzë e vogël e cila është ndihmuar në mënyrë të vazhdueshme nga aktori i njohur, i cili ka investuar në edukimin e saj si dhe kurseve të nevojshme.

Mes të tjerash ai ka dhënë një mesazh për të gjithë shqiptarët, ku shprehet se askush nuk duhet të harrojë se nga vjen.

“S’duhet të harrojmë nga vijmë, kam punuar fatorino në furgona”, shprehet Flori, duke bërë apel të gjithë qytetarëve të kontribuojnë për të ndihmuar dikë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303