fbpx

Fluks automjetesh në Morinë, kosovarët dynden drejt Shqipërisë për fundjavë…

dynd.jpg

Ndonëse shifrat e të prekurve nga COVID ditët e fundit kanë qenë mjaft të larta, kjo nuk i ka ndaluar qytetarët e Kosovës që të vijnë në vendin tonë përmes pikës kufitare në Morinë.

Të shumta kanë qenë automjetet që janë futur në këtë pikë nga orët e para të mëngjesit.

Pavarësisht pandemisë, mëngjesi i sotëm shënoi një tjetër rekord me qytetarë e mjete që hynë në Shqipëri përmes Morinit. Të preferuarat mbeten qytetet bregdetare Shëngjin, Velipojë e Durrësi, por tashmë harta e pushimeve për Kosovarët është zgjeruar deri në jug.

Vetëm në dy orë, në Morinë kanë hyrë me shumë se 15 mijë qytetarë. Policia kufitare, e cila punoi me kapacitet të plotë të sporteleve, vijoi procedurën e përshpejtuar të kalimeve për shkak të fluksit të lartë të automjeteve.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303