Fluks pacientësh te Infektivi, spitali “Shefqet Ndroqi” do të shndërrohet në karantinë

Spitali “Shefqet Ndroqi” mesa duket do të shndërrohet në karantinë. Kjo, pasi numri i të prekurve nga koronavirusi sa vjen edhe rritet.

Në Spitalin Infektiv ka patur një fluks të jashtëzakonshëm pacientësh.

Ndërkohë që sot Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se janë 174 të prekur nga koronavirusi ndërsa janë shënuar 6 viktima.