“Fluturo lart, hapi krahët”. Gazetarja shqiptare humb nënën, dedikimi prekës: Nuk fitoi vdekja…

rip-696x423-1-696x405-1.png

Gazetarja dhe moderatorja e njohur, Fiori Dardha ndodhet në zi. Ajo ka bërë me dije mëngjesin e sotëm se mamaja e saj ka ndërruar jetë.

Moderatorja  bën një dedikim prekës, ndërsa shkruan se parajsa është fitimtare sepse i është bashkuar shpirti i saj i bukur.

Postimi i Fiori Dardhës:

Po tani mam’? Po tani?!

E di mam’, e di që po të mundje, do më thoje: “Nuk diskutohet vullneti i Zotit!”, madje, edhe do më hidhje një vështrim qortues.

Fluturo lart, shumë lart zemra jonë!

Hapi krahët ëngjëlli ynë dhe bëje më të kaltër qiellin me sytë e tu të shkruar!

Përshkoje rrugën drejt përjetësisë me të njëjtën energji dhe pasion që jetove në 68 vitet e jetës tënde!

Dorëzoju Krijuesit që i ke besuar aq shumë, heroina ime!

Të siguroj ëngjëlli im: nuk fitoi vdekja!

Fitimtare është parajsa, sepse sot iu bashkua edhe shpirti yt i bukur!

Ti do të jesh përherë rrezja që do të shkëlqejë më fort, për të ngrohur dhe qetësuar shpirtin tonë!

Të duam, mam!

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303