fbpx

‘Fly Ernest’ shtyn për të dytën herë fluturimet pa njoftuar

fly.jpg

Me dhjetëra udhëtarë që duhet të niseshin nga Tirana për në Pisa të Italisë me kompaninë e fluturimeve ‘Fly Ernest’ ka më shumë se dy orë që presin në aeroportin ‘Nënë Tereza’.

Fluturimi do të niste në orën 07:30, por nisja është shtyrë dy herë deri tani, pa kryer asnjë njoftim për qytetarët. Ndërkohë ende nuk ka një reagim nga kompania “Fly Ernest” për këto vonesa.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh e njëjta problematikë pasi edhe gjatë muajve të verës kjo kompani anuloi tre fluturime dhe shtyu dy të tjerë pa njoftuar udhëtarët.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303