fbpx

FMN paralajmëron qeverinë: Kujdes me koncensionet!

fmn-konferenca-800x450.jpg

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka paralajmëruar edhe një herë sot qeverinë nga rreziku që vjen prej koncesioneve, ose të ashtuquajturat PPP.

“Rritja e shpejtë e PPP-ve ka rritur risqet fiskale. Mirëpresim fuqizimin e rolit të Ministrisë së Financave si filtër për të mbajtur nën kontroll kostot fiskale, por në të njëjtën kohë rekomandojmë një proces me oferta konkurruese, duke mos pranuar më oferta të pakërkuara”, tha Jan Kees Martijn, shefi i misionit të FMN-së në Tiranë.

Ai deklaroi gjithashtu se rritja ekonomike e Shqipërisë është forcuar, por la të kuptohet se jo të gjithë kanë përfituar nga zgjerimi i ekonomisë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *