FMN ul parashikimet e rritjes ekonomike në eurozonë

Rritja ekonomike e eurozonës është ngadalësuar më shumë sesa pritej pasi kriza e prodhimit të bllokut mund të përhapet në sektorin e shërbimeve më të mëdha nën tensionet e zgjatura të tregtisë globale, tha Fondi Monetar Ndërkombëtar të Mërkurën.

FMN tha që zona e euros me 19 shtete do të rritet me 1.2% këtë vit, duke rishikuar vlerësimet e saj të mëparshme nga prilli kur pati një rritje me 1.3% për bllokun. Ky është një ngadalësim i konsiderueshëm në krahasim me rritjen 1.9% të vitit të kaluar.

Ekonomia e bllokut pritet të rritet me 1.4% në vitin 2020 dhe 2021, tha FMN, duke ulur vlerësimin e saj të mëparshëm të rritjes 1.5% në të dy vitet.

Ngadalësimi është kryesisht për shkak të tkurrjes së skonomisë në Gjermani, ekonomisë më të madhe të zonës së euros dhe stanjacionit në Itali, tha FMN, duke rishikuar parashikimet e tij të mëparshme për të dy vendet.

Ekonomia e Gjermanisë pritet të rritet me vetëm 0.5% këtë vit, më e ulët se 0.8% që FMN kishte parashikuar në prill. Kjo do të ishte një e treta e rritjes së vitit 2018.

FMN gjithashtu uli parashikimin e rritjes për Francën, ekonomia e dytë më e madhe e bllokut, me gjithë vlerësimet më të mira sesa pritej për tremujorin e tretë të lëshuar javën e kaluar. Tani vendi pritet të rritet me 1.2% këtë vit, në vend të 1.3% të parashikimit të mëparshëm.

Për të kundërshtuar ngadalësimin, fondi përsëriti thirrjen e tij për një “përgjigje fiskale të sinkronizuar” nga qeveritë e eurozonës, në një mesazh të qartë për Berlin për të investuar më shumë.

FMN tha se ngadalësimi, deri tani më së shumti i shkaktuar nga ndikimi i tensioneve të tregtisë globale në industrinë e drejtuar nga eksporti i bllokut, mund të shtrihet në shërbime, sektori më i madh ekonomik në zonën e euros.

Procesi i Britanisë për t’u larguar nga Bashkimi Evropian është gjithashtu një shkak shqetësimi. Në rast të një Brexit pa marrëveshje, FMN parashikon efekte të mëdha negative si në Britani dhe BE.

Në rast të një Brexit të rregullt, i cili mund të ndodhë deri në fund të janarit, FMN konfirmoi vlerësimet e saj të mëparshme se ekonomia e Britanisë do të rritet me 1.2% këtë vit dhe 1.4% vitin tjetër. Rritja ishte 1.4% në 2018.

Për sa i përket inflacionit në bllok, FMN pret që të jetë 1.2% këtë vit, 1.4% vitin tjetër dhe 1.5% në 2021, më pak se objektivi i Bankës Qendrore Evropiane./real-news.tv/