FNSH dhe RENEA blindojnë godinën e Parlamentit

WhatsApp-Image-2019-02-21-at-09.13.52.jpeg

Forca të shumta policie janë pozicionuar pranë godinë së Parlamentit, të cilët do kontrollojnë zhvillimin e protestës së opozitës, që starton në orën 10:00.

Mësohet se janë rreth 1500 forca policie në gatishmëri, të cilët janë pajisur me gaz lotsjellës nëse do ketë raste tensioni dhe dhune para Kuvendit.

Forcat RENEA ndodhen mbi godinën, ndërsa FNSH përpara oborrit të Parlamentit. Në gatishmëri janë vendosur edhe zjarrfikësit dhe ambulanca në rast se situata degjeneron deri në dhunë.

Gazetarët janë pajisur me maska për tu ruajtur nga gazi lotsjellës që mund të hidhet nga policia./real-news.tv

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303