fbpx

‘Fondacioni Messi’ i dyshuar për parregullsi

gw-696x464.png

Një prokuror argjentinas kërkoi nisjen e një hetimi ndaj Lionel Messit dhe të atit, Jorge me dyshimin për parregullësi në menaxhimin e ”Fondacionit Messi”, njoftoi sot media argjentinase.

Për prokurorin Pablo Turano, donacionet e ”Fondacionit Messi” janë devijuar, pjesërisht drejt llogarive bankare jashtë shtetit të familjes Messi apo palëve të treta, në vend që të shkonin për bamirësi, thuhet në web-in informues ”Infobae”.

Një anëtar i rrethit të Messit pohoi për gazetën ”Clarin” se ankesa ishte e pabazë.

Gjyqtari Gustavo Meirovich do të vendosë nëse ka elementë të mjaftueshme për të justifikuar nisjen e një hetimi.

Një ankesë e paraqitur nga një ish-punonjës i Fondacionit Messi është zanafilla e kësaj procedure.

Ylli i FC Barcelonës u dënua në vitin 2016 në Spanjë për evazion fiskal me një gjobë prej dy milionë eurosh dhe një dënim me 21 muaj burgim, i cili më pas u ndryshua me gjobë shtesë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303