fbpx

Fondi sekret i Ministrisë së Jashtme greke 1 mln € financim për mediat shqiptare?!

kotzias_cameras-thumb-large.jpg

Pas dorëheqjes së Nikos Kotzias si Ministër i Jashtëm, partia më e madhe opozitare greke ka kërkuar shpjegime lidhur me përdorimin e fondeve të Ministrisë së Jashtme.

Partia “Demokracia e Re” i ka bërë thirrje ish ministrit të jashtëm Kotzias të japë shpjegime në lidhje me përdorimin e fondeve sekrete.

Në mënyrë jozyrtare, shtypi grek ka mësuar se 1 milion Euro nga fondi sekret i Ministrisë së Jashtme të Greqisë është përdorur në Shqipëri dhe Maqedoni, për të financuar medie në këto dy vende fqinje. Gjithashtu është mësuar se një pjesë e parave është dhënë në mbështetje të Kishës Ortodokse.

Ndërkohë,  media greke ekathimerini ka raportuar  se prokuroria e Athinës ka urdhëruar nisjen e një hetimi mbi pretendimet e mediave.

Ky urdhër detyron policinë greke për sigurinë të shqyrtojë pretendimet se Ministria e Jashtme ka paguar gjithsej 1 milion euro për mediat në Shqipëri dhe Maqedoni, si dhe për kishat e ndryshme ortodokse greke jashtë vendit.

Qeveria greke i ka mohuar këto pretendime dhe thotë se Parlamenti gjithashtu do të shqyrtojë akuzat.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *