“Football Leaks”: Guardiola dhe City janë në telashe

Zbulimet e “Football Leaks”, që ka për qëllim zbulimin e të gjitha sekreteve që fshihen pas lojës së bukur të futbollit, po tronditin botën e sportit më popullor në botë.

Ka qenë radha e Mançester Sitit dhe trajneri Pep Guardiola, të cilët sipas “Football Leaks” firmosën marrëveshjen gjatë kohës kur ka qenë trajner i Bayernit të Mynihut, por marrëveshja mes dy palëve nuk ishte bërë publike.

“Football Leaks” ka qenë aq i përpiktë në hetim sa ka zbuluar edhe rrogën e trajnerit spanjoll. Vitin e parë në “Etihad”, Guardiola do të përfitonte 15.45 milionë euro, ndërsa në vitin e dytë plot 19 milionë.

Lër një koment