Forbes publikon listën e miliarderëve, pasuria e Zuckerberg zvogëlohet me 8.7 miliardë dollarë

zuckerberg.jpg

Sipas listës më të re të miliarderëve, e cila publikohet nga revista “Forbes”, pasuria e themeluesit të rrjetit social “Facebook”, Mark Zuckerberg, ka rënë për 8.7 miliardë dollarë në krahasim me vitin e kaluar.

Çmimi i aksioneve të tij në “Facebook” në një periudhë të caktuar e ka humbur dy të tretën e vlerës pasi kompania u përball me skandale lidhur me çështjen e privatësisë së përdoruesve.

Sidoqoftë, themeluesi i kompanisë “Amazon”, Jeff Bezos, ka arritur ta ruajë vendin e parë në këtë listë. Pasuria e tij është rritur për 19 miliardë dollarë nga viti 2018 dhe tashmë ai zotëron 131 miliardë dollarë.

Sipas revistës “Forbes”, në listën e vitit 2019 gjenden 51 miliarderë më pak sesa në vitin 2018. Në listën e vitit 2019 ndodhen 2153 miliarderë, ndërsa në listën e vitit 2018 ishin 2208 miliarderë. Revista ka zbuluar se 994 miliarderë sivjet kanë më pak pasuri sesa që kanë pasur në vitin e kaluar.

Sipas listës së kësaj reviste, pesë njerëzit më të pasur në botë janë: Jeff Bezos (131 miliardë dollarë), Bill Gates (96.5 miliardë dollarë), Warren Buffet (82.5 miliardë dollarë), Bernard Arnault (76 miliardë dollarë) dhe Carlos Slim Helu (64 miliardë dollarë)./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303