Revista e njohur Forbes ka shpallur listën me gratë më të fuqishme në politikë për vitin 2019.
Angela Merkel mbetet në vendin e parë për të 9-in vit radhazi, pavarësisht njoftimit se planifikon të tërhiqet nga jeta politike tërësisht kur mandati i saj si kancelare gjermane skadon në vitin 2021. Ndërsa ndikimi i saj politikë mund të jetë në rënie, ajo mbetet ende e fuqishme.
Gjermania është vendi i katërt me ekonominë më e madhe në botë dhe shteti më i madh anëtar i BE-së, duke e bërë atë udhëheqësin de fakto të bllokut, shkruan Forbes.
Pas Merkel, vjen Christine Lagarde në vendin e dytë këtë vit pas kalimit të saj nga shefe e FMN në presidenten e Bankës Qendrore Evropiane (ECB). Në këtë pozicion të ri, ajo luan një rol në politikën e botës. Ndërsa jo çdo lider politik në këtë listë është një kryetar shteti, shumë prej tyre po e përdorin fuqinë e tyre në një shkallë të paparë.
Nancy Pelosi renditet e treta. Ajo është udhëheqëse femër me gradë më të lartë në SHBA dhe si Kryetare e Dhomës ajo ka një rol qendror në procedurat e vazhdueshme të fajësimit kundër presidentit Trump.
Në vendin e katërt në listë është Ursula von der Leyen, presidentja e parë femër e Komisionit Evropian, organit drejtues të BE-së.
Si gruaja e parë në këtë pozitë, Von der Leyen është zotuar të arrijë barazinë gjinore brenda mandatit të saj.
Në moshën vetëm gjashtëmbëdhjetë vjeç, Greta Thunberg është nga gratë më të reja që kanë hyrë ndonjëherë në listë dhe ndërsa ajo nuk është kryetare e shtetit apo zyrtare e zgjedhur, ajo ka arritur të marrë një nivel të paparë ndikimi përmes aktivizimit të saj politik dhe kritikës së hapur nga udhëheqësit më të vjetër politikë për pamundësinë e tyre për të sjellë ndryshime efektive. Jo vetëm që u bë zëri i rinisë së botës, por u emërua si personi i vitit nga “Times”
22 gratë më të fuqishme në politikë:
1.Angela Merkel
- Christine Lagarde
- Nancy Pelosi
- Ursula von der Leyen
- Kristalina Georgieva
- Sheikh Hasina Wajed
- Nirmala Sitharaman
- Jacinda Ardern
- Queen Elizabeth II
- Tsai Ing-Wen
- Ivanka Trump
- Erna Solberg
- Nicola Sturgeon
- Elvira Nabiullina
- Sophie Wilmes
- Mette Frederiksen
- Sri Mulyani Indrawati
- Zuzana Caputova
- Ana Brnabić
- Sahle-Work Zewde
- Amina J. Mohammed
- Greta Thunberg