Vendimi i pestë i qeverisë Rama kishte të bënte me disa ndryshime në Kodin Penal, i cili do të mundësojë ndëshkime më të rënda për “të fortët” që përfundojnë në prangat e policisë nga operacionet e “Forcës së Ligjit.”
“Do të ketë ndryshime në Kodin Penal për të fortët, do të kërkojmë ndëshkime penale ekzemplare. Së shpejti këto paketa do t’i ndajmë me opozitën duke shpresuar shkëputjen e tyre nga bota e filmave në atë reale”