Forcat amerikane vrasin 80 talebanë në Afganistan

sulomi-taleban.jpg

Më shumë se 80 luftëtarë talebanë janë vrarë në sulmet ajrore nga forcat afgane dhe amerikane në provincat Kandahar dhe Faryab të Afganistanit në 24 orët e fundit, thanë zyrtarët.

Shefi i policisë në provincën veriore Faryab, Abdul Kareem, njoftoi se një grup luftëtarësh talebanë kryen një sulm në pikat e kontrollit të sigurisë në rrethin e Pasunkunkot të shtunën në mbrëmje dhe ishin në shënjestër të sulmeve ajrore nga Forcat Ajrore të Afganistanit.

Gjithashtu, raportohet se 11 talebanë të tjerë u plagosën.

Në provincën jugore të Kandaharit, forcat amerikane kryen sulme ajrore në rrethet Maruf dhe Shah Wali Kot, duke vrarë 33 luftëtarë talebanë dhe duke plagosur tetë të tjerë, thuhet në një deklaratë nga selia e policisë provinciale.

Nga ana tjetër, pretendohet se talibanët  kanë goditur një patrullë amerikane në Kandahar në një sulm të pajisjes shpërthyese të improvizuar.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303