fbpx

Formacioni zyrtar/ Ndeshja Shqipëri-Kazakistan, ja kujt ia beson sulmin Edi Reja…

form.jpg

Është zyrtarizuar formacioni për ndeshjen e Kombëtares tonë kundër Kazakistanit në Ligën e Kombeve.

Edi Reja ka besuar në portë Ertrit Berishën, ndërsa përpara tij në mbrojtje me tre do të rreshtohen Veseli, Gjimshiti dhe Ismajli.

Në krah do të luajnë Hysaj dhe Uzuni si surprizë në këtë rol. Mesfusha do ti besohet Memushaj qe rikthehet pas një mungese të gjatë si dhe Abrashit e Kallakut. Në sulm janë dyshja Cikalleshi-Manaj.

Kjo ndeshje është e vlefshme për Ligën e Kombeve dhe të dyja përfaqësuesve u duhet fitore për të shpresuar për kreun e renditjes. Kuqezinjtë janë shprehur më parë të prerë se sot në ”Air Albania Stadium” janë vetëm pë fitore dhe 3 pikë.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303