30.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Formohet grupi i punës për Ligjin e gjuhëve në Maqedoni

spot_img

Së fundmi është miratuar formimi i një grup përgjegjës për zbatimin e Ligjit për gjuhët në Maqedoni.

Ky miratim është ndërmarrë nga qeveria e Maqedonisë, ku njoftohet se ekipi i punës do përgatisë një plan prej 15 ditësh për zbatimin e ligjit.

Më tej, theksohet se pjesë e ekipit do të jenë sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, zëvendëssekretari, sekretari shtetëror i Ministrisë së Drejtësisë, sekretari shtetëror i Ministrisë së Financave, sekretari shtetëror nga sekretariati i Marrëveshjes së Ohrit, sekretari i sekretariatit për drejtësinë, përfaqësues i kabinetit të kryeministrit dhe përfaqësues i Kuvendit.

Gjithashtu, ekipi i punës për Ligjin e gjuhëve do të merret me implementimin e planit aksional si dhe ndjekjen e institucioneve./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat