Formulari online/ Ja si do bëhet verifikimi i dëmeve nga tërmeti

Për të përshpejtuar procesin e verifikimit të dëmeve, por edhe për një proces më të shpejt, ministri Bledi Çuçi, drejtuesi i operacionit për gjendjen e jashtëzakonshme ka deklaruar se do të bëhet online me anë të një formulari. Nga mbledhja e shtabit të Emergjencave Civile në Durrës, Çuçi tha se nëpërmjet një formulai me një databasë databaze qendrore online do të jetë më e lehtë për të kuptuar sa banesa janë dëmtuar, çfarë dëmesh kanë paru dhe pozicioni i tyre i saktë.

Ne kemi marrë edhe vendimet, që çdo problem do adresohet sipas zgjidhjes që ne i kemi dhënë, Problemi i akomodimit, jemi në një fazë pak më të qetë. Vendimi i qeverisë ka filluar, pati një fluks pak të shtuar dje pasdite, i kemi adresuar të gjithë. Në Durrës, Shijak, Krujë është nën kontroll. Tirana ka hapur qendrat sociale dhe besoj se këto dy çështje janë më të rëndësishme. Ajo që ne po zgjidhim tani është finalizim i një formulari që është shumë i rëndësishëm për vlerësimin e dëmeve. Kemi dy modele, që i kemi shkrirë në një, që është baza që përdor gjithë bota si një model për të bërë vlerësimin e dëmeve. Inspektimet që do bëhen do hidhen elektronikisht dhe do të administrohen nga një databaze qendror online dhe do jetë shumë lehtë për t’i administruar, sa janë dëmtuar, ku janë , çfarë problemesh kanë dhe vendodhjen gjeogafike të përcaktuar qartë“, tha Çuçi.