Foshnja që mori vëmendjen për shkak të mimikës ‘qesharake’ (FOTO)

Kjo foshnje e quajtur Luna nuk dukej aspak e lumtur gjatë fotosesionit të saj. Ndërsa Luna nuk dukej e kënaqur, fotografi Justine Tuhy tha që ajo ishte shumë e qetë.

Tuhy postoi fotografi të të porsalindurës në rrjetet sociale dhe natyrisht ato u bënë virale. “Ajo bëri një punë të mahnitshme me shprehjet e saj të adhurueshme të fytyrës”, tha Tuhy kur postoi imazhet.

Nëna e foshnjës, Lori thotë se ata e dinin që vajza e tyre e bëri fytyrën e tillë por nuk po e prisnin që fotografitë të bëhen kaq të famshme.

Tuhy tha që Luna ishte jashtëzakonisht e kënaqur gjatë gjithë fotosesionit dhe në të vërtetë ra në gjumë më pas.