Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në zonën e Bllokut, në Tiranë.
Siç shihet nga fotot , një makinë është kthyer përmbys në mes të rrugës.
Ngjarja ka ndodhur pranë Fakultetit të Drejtësisë, ku mësohet se mjeti drejtohej nga një femër.
Ndërkohë, në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, e cila ka transportuar në spital shoferen, gjendja e së cilës nuk dihet ende.
Advertisement