fbpx

FOTO / Aksident tek Ura e Selitës, motori përplas biçikletën, rëndë çiklisti

WhatsApp-Image-2019-06-27-at-11.59.52.jpeg

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Tiranës së Re në kryeqytet, tek Ura e Selitës, ku një motoçikletë është përplasur me një biçikletë, e për pasojë çiklisti ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, në rrezik për jetën.

Ndërkohë që, drejtuesi i motorit ka pësuar lëndime të lehta.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet paraprake të shkaqeve që çuan në këtë aksident.

Paraprakisht, dyshohet se shkak është bërë pakujdesia e çiklistit. Megjithatë, drejtuesi i motorit është shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (real-news.tv)

WhatsApp Image 2019-06-27 at 11.59.51 WhatsApp Image 2019-06-27 at 11.59.51 (1) WhatsApp Image 2019-06-27 at 11.59.52
<
>
Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303