fbpx

FOTO/ Arratisje si në filma e shqiptarëve

auto_hajdute11545665111.jpg

Mbrëmjen e 22 dhjetorit katër shqiptarë kishin kryer një vjedhje në Itali dhe ishin pikasur nga policia italiane dhe kështu ka filluar një ndjekje, pasi ata kanë refezuar t’i binden postbllokut.

Qëllimi i shqiptarëve ishte që të bënin aksident, me qëllim që të pengonin ndjekjen e policisë. Shoferi, nuk u kujdes për sigurinë e këmbësorëve të pranishëm në qytet. Ai nuk respektoi as sinjalistikën, por i kaloi semaforët të gjithë me të kuqe.

Dhe në një moment shoferi humbi kontrollin dhe makina doli nga rruga, duke bërë që policia t’i arrinte më në fund.

Autoritetet zbuluan makina ishte denoncuar si e vjedhur me 20 dhjetor 2018, në Pistoia, dhe brenda saj janë gjetur disa çanta. Ata ishin mbushur me veshje grash dhe burrash. Në makinë u gjendën edhe shumë gjëra të ccmuara, të vjedhura.

Ndërkohë të katër të arrestuarit u transportuan me ambulancë në spitalin e urgjencës spitalore të Santa Maria Annunziata me dëmtime serioze. /Real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *