fbpx

FOTO / Arti në zi! Ndërron jetë ‘bilbili’ i këngës shqipe

arti.jpg

Shuhet në moshën 86-vjeçare ikona e këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha.

Këngëtarja e njohur vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë ndërsa sot ka ndërruar jetë.

Pagarusha do mbetet në mendjen e shqiptarëve si ‘bilbili’ i muzikës shqipe.

Kanë qenë familjarët e së ndjerës ata që kanë dhënë lajmin e trishtë. Cuce Pagarusha ka publikuar një fotografi zie në profilin e saj në rrjetet sociale ndërsa mesazhet ngushëlluese kanë qenë të shumta.

Nexhmije Pagarusha, ka mbetur në mendjen e çdo artdashësi për interpretimin e “Bareshës” dhe hitit ”E dehun jam”, ishte edhe aktore e suksesshme, si në film ashtu edhe në teatër.

Pagarusha ka një karrierë të ndritur muzikore 40-vjeçare ndërsa ishte njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera.

Por ajo nuk bëri bujë vetëm në muzikë në kohën e saj por ishte edhe aktore e suksesshme, si në film, ashtu edhe në teatër. Karrierën muzikore e përfundoi në vitin 1984, pas një koncerti në Sarajevë.

1581069277_1 1581069277_pagarusha1 1581069277_pagarusha2 1581069277_pagarusha4 1581069277_pagarusha5 1581069277_pagarusha8 1581069277_pagarusha9 1581069277_pagarusha10 1581069277_pagarusha11 1581069277_pagarusha12
<
>
Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303