fbpx

FOTO/ Atentat me armë zjarri shqiptarit në Selanik, ja detajet

Pas një sherri masiv, një atentat me armë zjarri i është bërë një shqiptari mbrëmjen e së dielës në Selanik të Greqisë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit, në rrugën Antigonidhon. Shqiptari 32-vjec ishte transportuar ne spital nga një taksi.

Ai u shpreh se kishte ndjerë një djegie në këmbë, kur më pas ka kuptuar që ishte goditur me arme zjarri.

Dëshmitarë thanë se pranë vendit të ngjarjes kishte ndodhur një sherr mes disa shqiptarësh.