(FOTO) Atentati në Vlorë/ Një person ulëret nga makina: Më vranë, më vranë!!!

Atentati në lagjen ’10 korriku’ te Uji i Ftohtë në Vlorë, pranë ish SHIK-ut.

Sipas raportimeve të para një person ka qëlluar me armë zjarri një tjetër. Autori ende i paidentifikuar ka qëlluar me një armë të tipit pistoletë dhe më pas është larguar nga pas pallatit që duket në këto pamje.

Ndërkaq, duket se shënjestra ka qenë personi i cili gjendej në këtë makinë.

Ai sipas dëshmitarëve ka bërtitur : Më vranë, më vranë!

Ngjarja është ende e pazbardhur por një grup hetimi ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe në vazhdim priten detaje të reja që do hedhin dritë mbi dinamikën por edhe identitetet e personave të përshirë.