FOTO/’Barbie’ ska pse të jetë perfekte, krijohet modeli që befasoi gjithë botën

barbie-launches-dolls-with-vitiligo-and-bald-dolls-with-alopecia.jpg

Krijuesi i kukullës Barbie prezantoi modele të reja të kësaj linje, ku përfshiheshin kukulla pa flokë dhe me sëmundje të lëkurës siç njihet dhe vitiligo (sëmundje e lëkurës, ndryshimi i pigmentit në zona të ndryshme).

Kompania Mattel, gjatë një deklarate shpjegoi se kërkon të fusë në linjën e saj një pikëpamje multi dimensionale të bukurisë dhe modës përmes këtyre modeleve.

Prototipi i kukullës Barbie me vitiligo u postua në ‘Instagram’ vitin e kaluar dhe pati një feedback pozitiv.

Gjatë vitit të kaluar u prezantuan modele të kukullës me gjymtyrë protezë dhe kukulla në karrige me rrota.

Për të kryer këto modele, kompania punoi me persona me aftësi ndryshe, për t’i realizuar në mënyrë sa më origjinale.

Dy modelet më të shitura të kukullës në Britani në vitin 2017 ishin pikërisht ato në karrige me rrota dhe me gjymtyrë protezë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303