FOTO/ Çfarë po ndodh me Vettingun?! Një tjetër gjyqtar denoncohet

Alma-Faskaj.jpg

Një tjetër gjyqtar i procesit shumë të rëndësishëm të vettingut është në dyshim për integritetin për ta bërë këtë punë.

Anëtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Alma Faskaj është denoncuar në Prokurorinë Speciale Antikorrupsion, SPAK për “falsifikim të dokumentave”.

Kallëzimi është bërë nga gjyqtarja Hajrie Muçmata në 1 qershor 2020. Ajo është ish gjyqtare e Apelit në Shkodër, e shkarkuar nga KPK në datë 11 nëntor 2019.

Muçmata denoncoi në SPAK se Alma Faskaj është larguar nga puna si gjykatëse në Lushnje në vitin 1996, me vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë për shkelje të ligjit dhe paaftësi në detyrë.

Muçmata argumenton se komisionerja e KPK ka fshehur faktin se është shkarkuar nga detyra si gjyqtare dhe kështu ka cënuar legjitimitetin e institucionit kushtetues.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303