FOTO/Çiljeta Xhilaga ndahet pas 4 vitesh lidhje nga Alban Hoxha? Ky veprim tregon çdo gjë

ciljeta-alban.jpg

Këngëtarja shqiptare Çiljeta Xhilaga dhe futbollisti i njohur Alban Hoxha kanë pasur një romancë së bashku për vite me radhë.

Të shumta kanë qenë rastet kur është aluduar për një ndarje të çiftit dhe e tillë është dhe situata e fundit e cila po diskutohet në media.

Xhilaga së fundmi ka ndërmarrë një vendim drastik për sa i përket rrjetit social Instagram. Këngëtarja ka fshirë të gjitha fotot, përfshirë edhe ato me partnerin e saj Alban Hoxhën.

Menjëherë pasi Çiljeta zhduku foto u ngritën dyshimet se mes çiftit ka marrë fund lidhja.

Ajo publikoi disa javë më parë në Instagram vetëm një foto me portierin, pas shumë vitesh lidhje.

Nuk dihet nëse ky është thjesht një vendim i këngëtares për të fshirë gjithçka nga rrjeti social apo ka lidhje me partnerin e saj. Gjithçka mbetet për tu konfirmuar.

Ndërsa këngëtarja pasi fshiu të gjitha fotot e vjetra, publikoi një të re ku shfaqet e veshur me një fustan të zi elegant ku duket shumë seksi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303