FOTO/ Ç’po ndodh? Sulmohet stacioni i policisë, trafikantët e drogës rrëmbejnë gjykatësin

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-2-1.jpg

Organizata më e madhe kriminale në Meksikë sulmoi të mërkurën një stacion policie, duke vrarë tre policë, dhe plagosur dy të tjerë. Autorët rrëmbyen gjithashtu katër zyrtarë, përfshirë një gjykatës.

Sulmi u krye nga Karteli ‘Jalisco New Generation’ në Villagrán, një bashki në Guanajuato, shteti më vdekjeprurës i Meksikës.

Mediat meksikane raportuan se forcat e grupit kriminal u drejtuan për në stacionin e policisë në tre SUV të cilat ishin të pajisura me mitraloz.

Të paktën 15 persona të armatosur hapën zjarr dhe hodhën një granatë në ndërtesë në orën 8:30 të mëngjesit me orën lokale. El Sol de Bajio identifikoi oficerët e vrarë si Enrique Alfaro, José Trejo dhe Erendesis Villalpando.

Dëshmitarët i thanë gazetës meksikane El Financiero se sulmi zgjati afro 10 minuta. Anëtarët e kartelit i vunë zjarrin një rimorkioj traktori për të bllokuar autoritetet që t’i ndiqnin pas sulmit.

Autoritetet zbuluan një banderolë me një mesazh që kërcënonte këdo që ishte aleat me José Antonio Yépez Ortiz, udhëheqës i Kartelit Santa Rosa de Lima, rivalë me Jalisco New Generation

Muajin e kaluar, Karteli Sinaloas, i udhëhequr dikur nga Joaquín ‘El Chapo’ Guzmán, zbuloi se po mbështeste José Antonio Yépez Ortiz, në një përpjekje për të eliminuar ndikimin e Jalisco New Generation në zonë. Kreu i saj, El Mencho, një ish aleat i El Chapo, kërkohet nga DEA, e cila ofron një shpërblim prej 10 milion dollarësh për informacione që do të çonin në kapjen e tij. Nën El Mencho, karteli ka rritur praninë e tij në 25 nga 32 shtetet.

Sulmi ndaj stacionit të policisë erdhi një ditë pasi kryebashkiaku i Villagrán, Juan Lara Mendoza pretendoi se qyteti i tij ishte më i sigurti.

Të dhënat e qeverisë të publikuara në nëntor treguan se Guanajuato regjistroi 2,865 vetëvrasje, numri më i lartë midis 32 shteteve të Meksikës gjatë 10 muajve të parë të 2019-ës.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303