Foto/ Dafina Zeqiri, më joshëse se kurrë

Këngëtarja simpatike, Dafina Zeqiri ka vendosur të pushojë pas koncerteve të njëpasnjëshme në Shqipëri, Kosovë dhe jo vetëm, duke shijuar kështu disa pushime mjaft të ngrohta në ishujt Maldive.

Ajo ka udhëtuar drejt ishujve ekzotikë së bashku me nënën dhe motrën e saj, por nuk kanë munguar aspak fotot në rrjete sociale nga ana këngëtares.

Dafina tregon mjaft qartazi linjat e saj perfekte në rrobabanjën që ajo ka veshur, ku të gjithë do ta kishin zili.

Mesa duket këngëtarja ka vendosur të pushojë përpara se të kthehet sërish në tregun muzikor me hite të reja.

Lër një koment