Foto / Dhurata e veçantë e studentëve për Ramën me rastin e Krishtlindjeve

studentet-dhurata-per-ramen-2-1.jpg

Studentët kanë zgjedhur që në këtë ditë feste, t’i bëjnë një dhuratë të veçantë kryeministrit Edi Rama me rastin e Krishtlindjes. Ata kanë vendosur t’i dërgojnë Ramës një palë pantallona dhe Kushtetutën e vendit.

“Dua t’i themi kryeministrit se të kemi bërë dhuratë një palë pantallona që të paktën njëherë në këto vite të behet serioz, të bëhet kryeministër. Dhe më kryesorja që të lexojë Kushtetutën e Shqipërisë”- thotë një studente.

Kujtojmë se prej më shumë se dy javësh, studentët protestuan duke kërkuar plotësimin e 8 pikave të  kërkeses së tyre. Ata kanë paralajmëruar se do të rikthehen sërish me protesta në 7 janar nëse nuk plotësohen kërkesat nga qeveria. (real-news.tv)

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303