FOTO/Dua Lipa dhe Bella Hadid bëjnë ‘xing’ me të njëjtin detaj në veshje

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa prej disa muajsh po përjeton një romancë me Anwar Hadid, vëllain e supermodeleve Gigi dhe Bella Hadid.

Dua në performancën e saj në “MTV EMA” , ku këndoi “Don;t start now’, kishte veshur një trupore të zezë me një palë geta në të njëjten ngjyrë dhe veshja e saj ju pëlqeu të gjithëve. Por në fakt kjo nuk ishte hera e parë që shihnim një ‘look’ të tillë, sepse dy muaj më parë Bella Hadid është veshur pak a shumë njësoj si Dua.

Gjatë javës së modës në Paris, Bella u shfaq veshur me të njëjtat geta si të Duas dhe menjëherë fansat e vajzave të njohura e kanë vënë re këtë detaj. Në fakt nuk do të ishte e habitshme nëse Dua është frymëzuar apo ka marrë leksione stili nga Bella pasi ajo dhe Anwar kanë raporte shumë të mira me familjarët e njëri tjetrit.