fbpx

Familjet mafioze ‘sqarohen’ në rrugët e Vjenës (FOTO)

Untitled-collage-5.jpg

Policia austriake bëri me dije se rrugët e Vjenës u përgjakën të premten për shkak të larjeve të hesapeve mes familjeve mafioze ballkanase.

Policia thjesht raportoi se bëhej fjalë për një vend të Ballkanit Perëndimor, pa specifikuar se cili, por dëshmitarët thanë se i plagosuri përsëriste në gjuhë sllave  fjalën: “Vëlla! Vëlla!”

Një person u vra dhe një tjetër u shtrua në spital në gjendje shumë të rëndë, pas sulmit në një restorant të njohur, vetëm 200 metra larg Katedrales së Shën Stefanit, në qendrën historike të qytetit.

Personi i tretë, që ishte në restorant me viktimat gjatë sulmit, u mor në pyetje nga policia si dëshmitar okular. I dyshuari mbetet në arrati.

Banorët që po qarkullonin në qendër u përfshinë nga paniku, pasi u hamendësua menjëherë se bëhej fjalë për sulm terrorist.

7703056-6520115-image-a-9_1545399803935 7703060-6520115-image-a-8_1545399798621 7704290-6520115-image-m-29_1545402856259 7704292-6520115-image-a-15_1545402146138 7704300-6520115-image-a-16_1545402260081 7704302-6520115-image-a-14_1545402111201 7705344-6520115-image-a-30_1545403263559 AP18355516906216 download-108
<
>
Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *