28.5 C
Tirana
E enjte, 13 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Foto-galeria / Studentë e qytetarë, në protestë para Parlamentit

spot_img

Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, përpara Parlamentit është duke u zhvilluar një protestë, ku përveç studentëve ka edhe qytetarë të tjerë.

Studentët kanë vendosur një foni afër Kuvendit dhe kanë marrë fjalët të gjithë me radhë për të folur. Protestës priten t’i bashkohen edhe studentë të tjerë të ardhur nga rrethet.

Studentët shprehen se do të vazhdojnë protestat edhe në janar nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre, ndërsa e kanë konsideruar si manovër për të shuar protestën e tyre paktin për Universitetin të propozuar nga qeveria.

“Takimet e Ramës janë të shtirura. Shiten sikur bëhet takim me studentët, pasi studentet nuk pranojë dialog. Studentët e thanë edhe para Ramës se nuk ka dialog. Pakti për Universitetin, mendoj se janë manovra për të shuar protestën. Bojkoti do vazhdojë edhe në janar. Do qëndrojmë deri sa të marrim zgjidhje për kërkesat tona”- thotë një student.

Studentët bëjnë thirrje që protesta e tyre mos ketë ngjyrime politike.

“Çdo shqiptar të lërë partitë, mos bëni thirrje partiake, por bëni thirrje për mbrojtje të kauzës sonë. Kemi 15 ditë dhe nuk kemi folur për ligjin e arsimit të lartë”, tha një student. /real-news.tv/

 

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat