fbpx

(FOTO-GALERIA) Studentët këmbëkryq te Kryeministria: Presim të zotin e shtëpisë

3498547e-7d97-4289-91c2-da7e6fa07ef8.jpg

Në ditën e nëntë të protestës, studentët e universiteteve publike në vend qëndrojnë stoik përballë kauzës së tyre, plotësimin e 8 kërkesave parashtruar qeverisë.

Pasi qëndruan për disa orë para Kuvendit, studentët u stacionuan tek Kryeministria, në pritje të të zotit të shtëpisë, kryeministrit Edi Rama.

Disa prej tyre janë ulur këmbëkryq poshtë zyrës së kreut të qeverisë, ndërsa shprehen se presin pranimin e kërkesave nga Rama. “Kjo nuk është përçarje, do jemi të gjithë bashkë. Vendimi u mor shumë spontanisht, nuk ka përçarje mes studenteve. Do kthehemi nga Kryeministria”, tha një nga studentët. Një tjetër student tha se do të qëndrojnë edhe gjatë natës para kryeministrisë, nëse është e nevojshme.

“Studentët janë të vendosur për të qëndruar edhe gjatë orëve në vijim. Nëse është nevoja do të qëndrojmë këtu. Nëse do që t’i sjell një tas makarona, jam i gatshëm t’ja sjell”, tha një tjetër student.

3498547e-7d97-4289-91c2-da7e6fa07ef8 ccfd1a55-d716-487e-beb9-a5e062619192 b47b32b9-0d6a-4467-b2dd-fc9636d0fb99 3498547e-7d97-4289-91c2-da7e6fa07ef8 8853e844-5391-47fd-9c4d-d896bfda98fe 75b73c85-4182-4912-aae9-d2d67ed3b8cf 35c29447-ef05-447c-807a-98a948fd86e4 31d47b83-0e9c-4707-a3fc-0f3756d73624 2e6e92a0-7e91-40fa-9c9f-adbb34ee8530
<
>
Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *