FOTO/Gjithë djersë dhe të lodhura,kështu nuk i keni parë asnjëherë Luanën dhe Marinën

Marina dhe Luana Vjollca janë padyshim dy prej femrave më të pëlqyera në showbiz-in shqiptar. Ato i shohim gjithnjë të veshura plot stil dhe mjaft të kuruara në paraqitjen e tyre.

Bukuroshet kanë vendosur t’i rikthehen palestrës dhe nga aty Luana ka postuar një video ku të dyja shfaqen të veshura sportive, të djersitura e paksa të lodhura nga ushtrimet.

Gjatë ushtrimeve nuk kanë munguar gallatat dhe dy motrat shfaqen duke qeshur e duke bërë humor me njëra-tjetrën me filtrat e rrjetit social Instagram të përdorura në fytyrë.

Kujtojmë që Marina e Luana së shpejti do rikthehen në ekran.