FOTO / Hapin vrimën poshtë tualetit të qelisë, arratisen nga burgu dy vrasës

Policia ka publikuar imazhet që tregojnë sesi dy të dyshuar për vrasje janë arratisur nga një burg në Kaliforni.

Santos Samuel Fonseca, 21 vjeç, dhe Jonathan Salazar, 20 vjeç, hapën një vrimë 55 centimetra poshtë tualetit të qelisë në burgun në qytetin e Salinas.

Policia tha se dy të rinjtë shfrytëzuan një vend që nuk mund të shihej nga oficerët.

Të dy ishin në pritje të gjyqit për akuza të veçanta për vrasje kur u arratisën të dielën.

Autoritetet po kërkojnë për të arratisurit, të cilët mendohet se janë të armatosur dhe të rrezikshëm.

Zyra e sherifit po ofron një shpërblim prej 5000 dollarë për çdo informacion për vendndodhjen e të dyshuarve.

Të dyshuarit për vrasje hapën vrimën nën një tualet, ku rojet e burgut nuk mund t’i shihnin.

Vrima ishte mjaft e gjerë për Fonsecan dhe Salazar, të dy 1.7 m të gjatë, për të kaluar.

Vrima të çonte në një zonë mirëmbajtje e mbushur me kanale dhe tuba.

Më pas u zvarritën përmes kësaj hapësire derisa arritën kapanxhë, të cilën e hapën me forcë dhe u larguan.

Hapësira ishte në pjesën e prapme të burgut, ku nuk kishte rrethim sigurie me tela me gjemba, thanë autoritetet.

Të arratisurit u arrestuan për vrasje vitin e kaluar.

Fonseca akuzohet për vrasjen e Lorenzo Gomez Acosta, 37 vjeç dhe Ernesto Garcia Cruz, 27 vjeç, në një hapësirë kohore prej katër ditësh, në qershor 2018.

Ndërsa  Salazar akuzohet se ka qëlluar për vdekje Jaime Martinez, 20 vjeç, në tetor 2017.