FOTO/Hipopotami ‘ndërhyn’ gjatë propozimit për martesë dhe e bën momentin më të veçantë

ATr5wowRx1-600x572.jpg

Momenti i një propozimi për martesë është pa dyshim një ndër më të rëndësishmit në jetën e një çifti, ndaj burri, i cili zakonisht bën kërkesën, përpiqet ta bëjë sa më të veçantë dhe unike këtë eksperiencë.

Fiona është një hipopotam i vogël që jeton në kopshtin zoologjik të Cincinnati, Ohio, USA dhe është një yll tashmë që tërheq vëmendjen e mijëra personave në të gjithë vendin që vijnë në kopshtin zoologjik për ta parë, si në rastin e çiftit Hayley dhe Nick.

Gjithsesi, ajo që Hayley nuk dinte ishte se Nick e kishte planifikuar këtë udhëtim, me qëllimin për ta bërë ditën edhe më të veçantë nga ç’ishte parashikuar. Ai u ul në gjunjë me një unazë në dorë dhe i bëri pyetjen e famshme.

Zbulohet se e gjitha kjo ndodhi përballë Fionës, e cila, sigurisht, nuk donte ta humbiste atë që po ndodhte dhe përfundoi e ngjitur pas xhamit, duke parë çiftin.

Një moment absolutisht fantastic që Hayley e shpërndau në profilin e tij në Instagram dhe që do jetë përgjithmonë në kujtimet e këtij çifti!

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303