FOTO/ “I erdhën mesazhe nga Italia”, si burri shqiptar ia kishte nxirë syrin gruas para se ta vriste

Media britanike e njohur botërisht BBC raporton për një ngjarje të rëndë të ndodhur në vend, me protagonist një çift shqiptarësh.

Fatos Xheta pak kohë më parë theri me thikë gruan e tij Safie Xhetën. Ndërsa tashmë, ai ka dalë para gjykatës për t’u përgjigjur për krimin që ka kryer. Fatos Xheta akuzohet se më datë 17 qershor në Oksford ka vrarë me thikë bashkëshorten Safie Xheta 35 vjeçe.

Një nga shoqet e Safie Xhetës, tha përpara gjykatës, se para se Fatosi ta vriste me thikë gruan, e kishte dhunuar atë sistematikisht për disa muaj rresht. Ai ia kishte nxirë syrin dhe ia kishte thyer telefonin.

Dorela Rehova tha para gjyqit britanik se e kishte takuar Safien disa ditë para vrasjes dhe kishte vënë re se ajo ishte shumë e mërzitur. Rehova, e cila punon si një punonjëse e thjeshtë në shtetin britanik deklaroi se Safia i kishte thënë se e kishte rrahur Fatosi, pasi i kishte gjetur në telefon disa mesazhe nga Italia. “Ai më dhunoi, më nxiu syrin, pasi më gjeti mesazhe në telefon, të cilat vinin nga Italia”.

Rehova deklaroi po ashtu se ishte mërzitur se burri nuk e lejonte të kishte miq. “Përse nuk më lejon të kem miq? Tashmë unë nuk kam as telefon, sepse ai ma shkatërroi atë”.

Më parë në gjyq kanë dhënë deklarata të afërm të familjes Xheta, të cilët kanë deklaruar se sa herë shkonin atje, nuk kishin vënë re ndonjë sjellje anormale apo që çifti të mos shkonte mirë. Arjan Lazri, kushëri i Fatos Xhetës tha se ata shkonin kaq mirë dhe nuk mund ta besojë atë që ka ndodhur. Ai tha se nuk ka gjë tjetër për të shtuar, përpos kësaj.

Vëllai i Fatos Xhetës, Dashmiri deklaroi se çifti shkonte shumë mirë, e donin njëri-tjetrin dhe e respektonin po ashtu njëri – tjetrin. Një tjetër kushëri i z.Xheta u pyet nëse kishte parë çiftin të debatojë dhe ai u shpreh se asnjëherë nuk kishte parë që ata të kishin probleme.

Media britanike merr vesh se çifti ishin martuar me njohje në Shqipëri, ndërsa më tej janë transferuar në Itali. Të hënën, prokurori i çështjes Charles Uard-Jackson u shpreh se zonja Xheta kishte pësuar një therje të tmerrshme në qafë.

Ai u shpreh se z.Xheta ishte bërë një kontrollues i rreptë i zonjës Xheta, duke besuar se ajo e tradhtonte. Vetë i dyshuari Fatos Xheta hodhi poshtë pretendimet, duke thënë se nuk është autor i vrasjes.

gruaja1 gruaja2 gruaja3
<
>