FOTO/ I kërkoi largimin nga kombëtarja, reagimi epik i Mavrajt

Ka ardhur edhe reagimi i mbrojtësit të kombëtares kuqezi, Mërgim Mavraj, pas asaj që i kërkoi ish- mbrojtësi, Rudi Vata.

Ish-lojtari i kombëtares, Rudi Vata, u shpreh se ekipi po kalon një moment delikat, teksa kërkoi që kapiteni, Mërgim Mavraj të largohet, pasi koha e tij në kombëtare ka përfunduar. Një deklaratë që ka gjetur menjëherë reagimin nga ana e mbrojtësit.

Përmes një “Instastory”, 33 vjeçari ka “thumbuar” Vatën, teksa ka publikuar një foto të ish-mesfushorit të kombëtares, Fatmir Vata, me mbishkrimin: “Unë vetëm një Vata njoh”.