Foto/ I sulmuar gjithandej, por ka edhe fjalë të mira për ministrin e ri të Jashtëm

genti-770x433.png

Ministri i ri i Jashtë, Genti Caka, i cili mori emërimin e Kryeministrit Rama vetëm para pak ditësh është gjendur në mes të sulmeve nga të gjitha anëve, për shkak të skepticizmit për figurën e tij.

Por përkundër gjithë kësaj ka qenë Adri Nurellari, analist vi njohur në vend, që ka postuar sot në rrjetet sociale një foto me Genti Cakën. Ai e ka përcaktuar atë një erudit që meriton besimin e dhënë nga kryeministri Rama.

“Përtej paragjykimeve apo sulmeve të natyrshme partiake, unë jam i bindur që Genti shumë shpejt ka për ta dëshmuar veten si profesionist patriot i përkushtuar dhe me rezultate të prekshme për vendin”,- citohet nga komenti i Nurellarit në Facebook.

Nënvizojmë se Nurellari ka qenë për një kohë të gjatë këshilltar i presidentit Thaçi.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303