Foto/ Ja si e festoi ditëlindjen djali i Erion Veliaj-t

erioni-me-grua.jpg

Pak ditë më parë djali i kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj-t ka festuar ditëlindjen e tij të parë. Ndërkaq bashkëshortja e Veliajt ka postuar një foto në llogarinë e saj në Instagram ku ka ndarë momentet e këndshme nga ditëlindja e djalit, Kajan.

I vogli është në krahët e babait të tij, i cili po e puth djalin por ajo që bie në sy është eleganca e Ajola Xoxës e cila duket shumë sharmante e veshur me të zeza.

“Ti je ylli në qiellin tonë të natës, dashuria jonë e përjetshme”, – ka shkruar Ajola krah fotos.

Vetëm një vit pasi është bërë nënë, zonja e parë e kryeqytetit duket shumë në formë dhe me linja perfekte të trupit.

/real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303