fbpx

FOTO/Këngëtarja shqiptare ‘çmend’ ndjekësit, fotografi nga krevati e mbuluar me para

kida.jpg

Këngëtarja shqiptare, Kida është një ndër artistet më të pëlqyera e më të dashura për publikun shqiptar.

E veçuar për zërin e saj të veçantë ajo është shumë aktive në muzikë dhe ajo publikon vazhdimisht projekte të reja muzikore. Dhe pse në një moshë relativisht të re Kida numëron shumë hite në reportorin e saj që janë pritur mjaft mire nga publiku.

Postimet e saj nuk kalojnë pa shkaktuar zhurmë në media dhe së fundmi e njëjta gjë ka ndodhur. Ajo ka zbuluar se këtë javë do të sjellë një këngë tjetër dhe fansat mezi po presin.

Kida ka publikuar disa pamje nga videoklipi në profilin e saj të Instagram-it. Këngëtarja është veshur e gjitha në rozë dhe shfaqet e ulur në një krevat të mbuluar nga paratë.

Titulli apo data fikse e publikimit nuk është bërë e ditur por do e zbulojmë së shpejti. Me anë të një videoje Kida ka treguar dhe një pjesë të tekstit dhe dallohet se është një baladë dashurie. Mbetet të presim në vijim për të dëgjuar këngën e plotë të saj e cila me siguri do të ketë mjaft sukses si çdo punim tjetër i këngëtares.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303