fbpx

Foto mahnitëse nga pinguini i verdhë, i cilësuar si një nga speciet më të veçanta në planet

Screenshot_53-3.jpg

Një fotograf i botës së egër thotë se beson se ka fotografuar një pinguin të verdhë të paparë ndonjëherë, në brigjet Antarktike të oqeanit Atlantik.

Specia e rrallë dallohej qartë nga shokët e tij bardhë e zi, tregon fotografi Yves Adams. 43 vjecari drejtonte një ekspeditë dy-mujore në Antarktike dhe në jugun e oqeanit Atlantik në dhjetor, kur ndaloi në ishujt e largët Georgia e Jugut, u ndesh me pinguinin e veçantë mes rreth 120,000 pinguinëve të kolonisë së Salisbury Plain.

Pinguini i verdhë raportohet se është me gjendjen ‘leucistike’ , gjendje  që shkaton humbje të pjesshme të pigmentimit te kafshët. Yves, nga Ghent, në Belgjikë, e përshkruante eksperiecën si unike.

“Nuk kisha parë kurrë pinguin të verdhë më parë. Kishte rreth 120 000 zogj në atë plazh dhe vetëm një ishte i verdhë”.

Yves shpjegon më tej:

“Prej gjendjes së tij leuciostike, qelizat e tij nuk prodhojnë me melaninë kështu që pendët normalisht të zeza kthehen në ngjyrë të verdhë ose qumështi. Ne të gjithë u emocionuam kur e pamë, lamë gjithçka dhe morën kamerat. Ishim me fat që zogu ishte ulur pranë nesh dhe pamja nuk ishte e bllokuar nga deti apo nga kafshë më të madha”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303