FOTO nga brenda Infektivit, Shefja Çomo tregon ç’po ndodh me mjekët aty

najada-como-e1592405198731-672x450.jpg

Drejtuesja e Spitalit Infektiv në QSUT, Najada Çomo ka publikuar ditën e sotme një foto nga Infektivi ku shihen dy kolegët e saj, Tritan Kalo dhe Bedriu.

Krahas fotos ku mjeku dhe infermieri shihen tërësisht të mbuluar nga maska dhe veshja mbrojtëse, Çomo u bën thirrje qytetarëve që të mbrohen.

“Profesor Tritan Kalo, i palodhur, çdo ditë në krye të detyrës, dhe dijeplotë, bashkë me Bedriun, infermierin që ka përkushtim maksimal, ndaj pacientëve, të gjithë ne, jemi për një qellim, sa më shumë të shëruar nga Covid -19. Ju mbrohuni,”- shkruan Çomo krah fotos.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303